U burgos 16 vjeç, doli nga burgu 47 vjeç

Premte, 03 September 2021 19:24

Nga Kastriot Dervishi

Unë nuk besoj se Mandela, që e marrin shembull të kohëgjatësisë së vuajtjes së dënimit, do dilte gjallë nga kampet dhe burgjet e regjimit komunist në Shqipëri. Ne kemi heronjtë tanë dhe nuk kemi nevojë për shembuj ndërkombëtarë. Prej kohësh kam evidentuar deri tani 1 mijë të dënuar që kanë vuajtur 15-38 vjet privim lirie. Njëri ndër ta është edhe Kujtim Rustem Aliaj (1940-1995), nga Çorrushi i Mallakastrës i cili vuajti 31 vjet, 4 muaj, 15 ditë, burgim të pandërprerë. U arrestua më 28.6.1956 në përpjekje për arratisje në sektorin e Kakavijës. U dënua me 5 vjet burgim. U ridënua me 25 vjet në vitin 1958 kur vuante dënimin në kampburgun e Punëtorisë së Artizanatit në Tiranë. Tentoi të arratisej nga Reparti nr.309 Rubik, në vitin 1963, së bashku me Ahmet Manxhar Hoxha (nga Kolonja e Gjirokastrës, pushkatuar në vitin 1979) Demir Sinan Shkoza (nga Priska e Madhe Tiranë, dënuar me vdekje). U dënua sërish me 25 vjet heqje lirie. U lirua nga burgimi më 13.11.1987.

Nga disa dëshmia të marra, fotografia bashkëlidhur besohet se është bërë në prag të arratisjes, në vitin 1963 në Repartin nr.309 Rubik, sepse në këtë repart janë bërë nga një fotograf edhe foto të tjera që u janë dhënë të burgosurve.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Politikë

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Nga Onelda Zefi: Vendoset veto ne lulishten e vetme qe ka ngelur ne zonen e Parafabrikateve tek Rr:Llambi Bonata ne Kombinat. Shikoni sesi Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin...

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Politikë

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Nga Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.Prej dy ditesh ne Hotel “Tirana” po zhvillon punimet, e ndare ne dy auditore, Konferenca e Pare Nderkombetare, njekohesisht dhe...

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...