Majori Viktor Smith

E Enjte, 16 September 2021 19:39

Shefi i misionit britanik në Tiranë, Hodgson me anë të letrës së datës 10.2.1946 njoftoi E.Hoxhën për largimin nga Shqipëria më 13.2.1946 (pas më pak se një viti qëndrim). Misioni do drejtohej nga majori Makswuell Arnot. Kjo sepse më 20.2.1946 do mbërrinte ministri britanik në Tiranë, S.E. Thomas Cacil Rapp, veprim i cili shënonte edhe vendosjen e marrëdhënieve të rregullta diplomatike. Qeveria komuniste caktoi ministrin e saj në Londër, Vasil Konomin. Mirëpo duket si të shtyrë nga jugosllavët, qeveria komuniste shkaktoi vetë incidente. Fillimisht nuk i dha vizë njërit prej anëtarëve të stafit të ministrit të caktuar britanik, majorit Viktor Smith (në foto, i cili kishte qenë edhe më parë pjesë e misionit britanik britanik). Menjëherë qeveria britanike tërhoqi vendosjen e ministrit të saj në Tiranë.

Më 22.4.1946 qeveria komuniste hoqi dorë nga ndalimi i hyrjes së majorit Smith dhe nga çdo kusht që kishte vënë më parë dhe qeveria britanike reagoi pozitivisht sepse ministri i caktuar po qëndronte në Romë. Fillimisht i ngarkuari britanik në Beograd ia njoftoi ministrit shqiptar atje çështjen e vendosjes së marrëdhënieve diplomatike, por u tërhoq pasdite sepse më 18.5.1946 qeveria komuniste sajoi një incident me anijet britanike në kanalin e Korfuzit (pa dëme materiale e njerëzore). Pas shkëmbimit pa rezultat të disa notave midis dy qeverive, incidenti u përsërit më 22.10.1946 me dëme njerëzore e materiale ndaj anijeve britanike. Marrëdhëniet nuk u vendosën më kurrë. Ideja jugosllave kishte triumfuar.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sport

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sonte në mbrëmje do të mësohen dy “biletat” e tjera gjysmëfinale të Champions-it.   Në orën 21:00 do të luhen Manchester City-Real Madrid dhe Bayern Munchen-Arsenal. Manchester City duket disi më favorit pas...

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Show-biz

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Tre vjet pas pasi filloi të publikohet lista me 100 pionierët revolucionar të revistës TIME në fusha të ndryshme të jetës, Dua Lipa zbukuron kopertinën e saj të re si një nga njerëzit më...

“Markat, ndikimi kryesisht nga Perëndimi”

Media

“Markat, ndikimi kryesisht nga Perëndimi”

Flet Era Xhabafti, zv.menaxhere e përgjithshme e kompanisë “Mini Invest Albania”   Ndonëse pandemia ka ndikuar në kërkesën për më shumë komoditet, kërkesat janë që edhe rehatia të jetë me marka. Kështu shprehet...