Merdanët e Korçës

Diel, 19 September 2021 19:23

Si shprehej urrejtja e pushtetit antipopullor në vendime e akte administrative?! Le të shohim një aspekt të kësaj urrejtje (jo gjithçka kuptohet). Në vitin 1967 filloi zbrazja e qyteteve nga elementët “reaksionarë” ndaj të cilëve nuk ishte marrë masa e duhur. Kjo ishte një valë tjetër spastrimesh, si fazë e ndryshme nga ajo e viteve të para të pasluftës.

Shumë familje u larguan vullnetarisht nga qytetet kryesore në për të mos iu quajtur kjo si masë internimi.

Me vendimin nr.37, datë 7.7.1967, Komisioni i Internim-Dëbimeve, vendosi internimin për 5 vjet të 28 personave, midis të cilëve edhe të familjes Merdani si vijon:

-Fuat Sherif Merdani, i vitlindjes 1912, familje e pasur tregtare.

-Fatime Avdulla Merdani, e vitlindjes 1912, bashkëshortja e Fuatit, e pa punë.

-Ylber Fuat Merdani, vitlindjes 1940, ish arsimtar, punëtor.

-Jotigjare Fuat Merdani, e vitlindjes 1944, e pa punë.

-Eduard Fuat Merdani, vitlindjes 1950, i pa punë.

Sipas vendimit, internoheshin nga Korça në fshatin Pulahë. Personat përbënin “rrezikshmëri shoqërore”.

Këtij vendimi i bënte jehonë gazeta “Përpara” e Komitetit të PPSH-së së Rrethit Korçë, e cila në numrin 39, datë 13.9.1967 botonte shkrimin “Uniteti i çeliktë i popullit kërkon edukimin klasor të punonjësve”, shkruar nga kryetarit të Frontit të lagjes nr.5, Përparim Shtylla. Midis të tjerash në shkrim thuhej:

“Organizata e Frontit në lagjen tonë, në aktivitetin e saj politiko-kultural është udhëhequr gjithmonë nga mësimet e partisë për të zhvilluar një edukim të plotë klasor dhe revolucionar me anëtarët e saj. Ajo ka bërë punë intensive kundër gjithë mbeturinave të ideologjisë borgjeze. Ne kemi pasur njerëz si Vili Heqimi, Emin Sovjani, Fuat Merdani (në origjinal “Merdini”), Ramo Kaçoli, etj, që me forma të ndryshme duke hedhur gurin e duke fshehur dorën kanë vepruar kundër pushtetit popullor, kanë dëmtuar pronën socialiste dhe kanë zhvilluar propagandë armiqësore. Por këta njerëz në mbledhjet e lagjeve u demaskuan dhe masa u vuri vulën e armikut”.

Pjesëtari i kësaj familjeje, Ylber Merdani u arrestua më 9.6.1969 kur ishte duke vuajtur internimin. U akuzua për agjitacion e propagandë në bazë të nenit 73/1 të Kodit Penal. Shënohej se në vitet 1959-1965 kishte punuar arsimtar në Librazhd, por ishte pushuar nga puna për qëndrime të papërshtatshme. Pas kësaj shkruante vjersha dhe shkrime “me frymë pesimiste”. Po ashtu vlerësohej se edhe gjatë internimit kish qenë i pakënaqur. Gjykata e Rrethit Korçë, me vendimin nr.63, datë 23.8.1969, e deklaroi fajtor dhe e dënoi me 8 vjet heqje lirie dhe 4 vjet heqje të të drejtës zgjedhore. U lirua nga Reparti nr.303 Spaç më 5.3.1977

Gjatë kësaj kohe, nuk kishte të ndaluar lufta e klasave ndaj kësaj familjeje.

Me vendimin nr.14, datë 28.10.1975, Komisioni i Internim-Dëbimeve, në numrat 40-53, gjenden emrat e pjesëtarëve të familjes Merdani, të internuar për 5 vjet në Shtyllë të Korçës. Nga familja Merdani përmendeshin: Qemali (1913), Ylejme (1914), Ilirjan (1955), Meleq (1951), Fuat (1912), Fatime (1914), Edmond (1950), Zarife (1953), Reshat (1916), Verore (1924), Sarihan (1946), Luan (1953), Elsa (1954), Meliha (1949).

Më shumë në këtë kategori « “Këlasa” 1978/Grisja e parullës »
Login to post comments

Lajmet e fundit

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sport

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sonte në mbrëmje do të mësohen dy “biletat” e tjera gjysmëfinale të Champions-it.   Në orën 21:00 do të luhen Manchester City-Real Madrid dhe Bayern Munchen-Arsenal. Manchester City duket disi më favorit pas...

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Show-biz

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Tre vjet pas pasi filloi të publikohet lista me 100 pionierët revolucionar të revistës TIME në fusha të ndryshme të jetës, Dua Lipa zbukuron kopertinën e saj të re si një nga njerëzit më...

“Markat, ndikimi kryesisht nga Perëndimi”

Media

“Markat, ndikimi kryesisht nga Perëndimi”

Flet Era Xhabafti, zv.menaxhere e përgjithshme e kompanisë “Mini Invest Albania”   Ndonëse pandemia ka ndikuar në kërkesën për më shumë komoditet, kërkesat janë që edhe rehatia të jetë me marka. Kështu shprehet...