Çlirimi imagjinar i Fierit

Diel, 17 October 2021 18:19
 
Më 15 tetor shokët "veteranë" dhe shoqëruesit e tyre politikë përkujtuan ngjarjen e radhës që na ka lënë regjimi komunist, "çlirimin" e Fierit. Në dokumente të kohës nuk rezulton kurrsesi të jetë zhvilluar ndonjë qëndresë për të mbajtur Fierin sepse dihej që ushtria naziste kishte filluar prej muajsh tërheqjen nga Ballkani dhe nuk kishte asnjë synim të rrinte në Fier. Një trakt komunist i datës 28.10.1944, përmban më shumë propagandë se sa jep ndonjë fakt. Këtu thuhet se ishin partizanët e Grupit të Mallakastrës që luftuan (jashtë qytetit gjithsesi), ndërsa në librin me ngjarje e data të vitit 1971 thuhet se partizanët e Brigadës së 16-të, "çliruan" Fierin. Tani që të jemi të qartë, këta të brigadës të cilët nderohen sot për "heroizmin" e tyre, pse nuk zihen fare me gojë në këtë traktin e vitit 1944?! Kalimi i ndonjë triçikli anash një qyteti nuk përbën as pushtim dhe as çlirim.
Login to post comments

Lajmet e fundit

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sport

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sonte në mbrëmje do të mësohen dy “biletat” e tjera gjysmëfinale të Champions-it.   Në orën 21:00 do të luhen Manchester City-Real Madrid dhe Bayern Munchen-Arsenal. Manchester City duket disi më favorit pas...

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Show-biz

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Tre vjet pas pasi filloi të publikohet lista me 100 pionierët revolucionar të revistës TIME në fusha të ndryshme të jetës, Dua Lipa zbukuron kopertinën e saj të re si një nga njerëzit më...

“Markat, ndikimi kryesisht nga Perëndimi”

Media

“Markat, ndikimi kryesisht nga Perëndimi”

Flet Era Xhabafti, zv.menaxhere e përgjithshme e kompanisë “Mini Invest Albania”   Ndonëse pandemia ka ndikuar në kërkesën për më shumë komoditet, kërkesat janë që edhe rehatia të jetë me marka. Kështu shprehet...