Kur bishtgoditja quhet “çlirim”

Diel, 24 October 2021 18:44
Çdo datë e trashëguar nga regjimi komunist, sidomos ato çlirimet imagjinare që godisnin bishta autokolonash, nuk duhet marrë në konsideratë. Për Lushnjën mbahet si datë “çlirimi” 18 tetori 1944. Kjo është edhe në botimin me ngjarje të vitit 1971, te i cili nuk jepet asgjë përveç kësaj date. Mirëpo sipas historikut të Brigadës së 8-të, vërehet me lehtësi se nuk bëhet fjalë për ndonjë luftë në qytet, por për një autokolonë që po kalonte nëpërmjet Lushnjës për të ikur në drejtim të veriut, e cila ka kaluar me 200 makina, 8 autoblinda, 6 tankse (sipas dokumentit në fjalë). Në historikun e Brigadës së 8-të shkruhet:
“Qysh prej datës 15.10.1944 e deri në datën 19.10.1944 u zhvilluan luftime të rrepta në afërsi të qytetit prej forcave të Batalionit të 4 të, kurse në orën 18.35 po të datës 19 (tetor) forcat e batalionit hynë në Lushnjë, duke mos i lënë rast armikut të plaçkisë dyqanet e popullit ose t’i djegi”.
Pra fjala është për “në afërsi të qytetit” dhe nuk bëhet fjalë për “çlirim”, por goditje të bishtit të autokolonës armike.
Login to post comments

Lajmet e fundit

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sport

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sonte në mbrëmje do të mësohen dy “biletat” e tjera gjysmëfinale të Champions-it.   Në orën 21:00 do të luhen Manchester City-Real Madrid dhe Bayern Munchen-Arsenal. Manchester City duket disi më favorit pas...

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Show-biz

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Tre vjet pas pasi filloi të publikohet lista me 100 pionierët revolucionar të revistës TIME në fusha të ndryshme të jetës, Dua Lipa zbukuron kopertinën e saj të re si një nga njerëzit më...

“Markat, ndikimi kryesisht nga Perëndimi”

Media

“Markat, ndikimi kryesisht nga Perëndimi”

Flet Era Xhabafti, zv.menaxhere e përgjithshme e kompanisë “Mini Invest Albania”   Ndonëse pandemia ka ndikuar në kërkesën për më shumë komoditet, kërkesat janë që edhe rehatia të jetë me marka. Kështu shprehet...