×

Warning

JUser: :_load: Unable to load user with ID: 61

Komandanti i dytë i kampit të Tepelenës

E Enjte, 03 May 2018 18:08

Nga Kastriot Dervishi

 

Pas Xhafer Pogaçes, komandanti i dytë dhe i fundit i kampit të Tepelenës ishte Haki Ibrahimaj, lindur në Dhëmblan të Tepelenën në vitin 1924. Edhe ky doli partizan vitin e fundit të luftës, pikërisht më 5.4.1944 në batalionin “Perlat Rexhepi” në Shkodër, e më pas në brigadën e 27 komuniste. Profesioni i jetës ishte ai i marangozit. Karriera deri në ushtrimin e përgjegjësive shtetërore ishte kjo sipas viteve:

1934-1939 bari dhensh në Martalloz të Tepelenës

1939-1940 shërbëtor në Kakos të Gjirokastrës

1940 (janar-shkurt) shegert në restorantin e Veip Runës në Vlorë

1940-1944 marangoz në zdrukthëtarinë e Xhemal Kasmit në Shkodër

Deri këtë kohë të dhënat dëshmojnë se i përmenduri nuk kishte kurrfarë arsimi.

Pas majit 1945 ai kaloi nga partizan në forcat e Divizionit të Mbrojtjes së Popullit, polici, si dhe hetues në MPB. Në vitet 1951-1952 ishte kursant në shkollën e policisë ku mësoi shkrim e këndim si dhe disa parime pune policore. Nga data 15.3.1952 deri më 15.9.1953 ishte komandant i kampit të internimit tela me gjemba të Tepelenës. Në vitet 1953-1964 shërbeu në detyra të ndryshme policore në Shkodër, Elbasan e Skrapar. U nxor në lirim më 30.5.1964 për “shpërdorim të pozitës zyrtare me qëllim përvetësimin e 5.500 lekëve”.

Megjithëse me këtë shkollim, karriera ushtarake nga rreshter në vitin 1945 e çoi në major në vitin 1962. Kur shërbente në kampin e Tepelenës ishte toger.

Modifikuar më E Enjte, 03 May 2018 19:52
Login to post comments

Lajmet e fundit

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sport

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sonte në mbrëmje do të mësohen dy “biletat” e tjera gjysmëfinale të Champions-it.   Në orën 21:00 do të luhen Manchester City-Real Madrid dhe Bayern Munchen-Arsenal. Manchester City duket disi më favorit pas...

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Show-biz

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Tre vjet pas pasi filloi të publikohet lista me 100 pionierët revolucionar të revistës TIME në fusha të ndryshme të jetës, Dua Lipa zbukuron kopertinën e saj të re si një nga njerëzit më...

“Markat, ndikimi kryesisht nga Perëndimi”

Media

“Markat, ndikimi kryesisht nga Perëndimi”

Flet Era Xhabafti, zv.menaxhere e përgjithshme e kompanisë “Mini Invest Albania”   Ndonëse pandemia ka ndikuar në kërkesën për më shumë komoditet, kërkesat janë që edhe rehatia të jetë me marka. Kështu shprehet...