Gjermani/ Vendosja e kryqit në institucionet publike e detyrueshme

Premte, 01 June 2018 19:14

Në Gjermani ka hyrë në fuqi rregullorja e re, sipas së cilës përcaktohet detyrimi për vendosjen e kryqit në institucionet publike në shtetin gjerman të Bavarisë, raporton Anadolu Agency (AA).

Në këtë rregullore thuhet se në pjesët hyrëse të institucioneve publike në këtë shtet duhet të varet kryqi. Zbatimi nuk përfshin institucionet e qeverisë federale.

Vendim i qeverisë së shtetit Gjerman kishte shkaktuar reagime të shumta në mbarë vendin.

Kryeministri i Shtetit të Bavarisë nga Partia Unioni Kristian-Social (CSU), Markus Söder, duke pohuar se kryqi përtej një simboli fetar është “vula kulturore” e shtetit të Bavarisë, kishte theksuar se “Kryqi nuk është një simbol që i përket një feje”.

Opozita në Gjermani i kishte bërë thirrje Södeer që të kthehet vendimi.

Ministri i Brendshëm i Gjermanisë dhe Kryetari i Përgjithshëm i CSU, Horst Seehofer, më parë ka deklaruar se “Islami nuk i përket Gjermanisë”, duke shkaktuar reagime nga kancelarja gjermane Angela Merkel, e cila ka kritikuar këtë deklaratë duke thënë se edhe muslimanët dhe feja e tyre Islami i përkasin Gjermanisë.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

Globi

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

    Kryebashkiaku i Nju Jorkut, Eric Adams është paditur për të paktën një akuzë penale dhe është vënë nën hetim federal. Adams do t'i dorëzohet autoriteteve në fillim të javës së ardhshme...

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

Politikë

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

    I ftuar në edicionin e pasdites në SYRI TV me moderatorin Edvin Parruca për të folur për shpërqëndrimin që po i bën Rama shqiptarëve me 'Shtetin Bektashi', mes skandaleve që...

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Politikë

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Nga Xhuljan Guçe: Në një deklaratë të fundit, drejtuesi i Partisë Socialiste në Korçë, z. Niko Peleshi, njoftoi se partia e tij synon të sigurojë 6 mandate në këtë qark, duke...