×

Warning

JUser: :_load: Unable to load user with ID: 44

Binjaket siameze vdesin në moshën 22-vjeçare

Diel, 03 June 2018 15:59

Binjaket siameze Maria dhe Consolata Mwakikuti kanë vdekur pas një ataku kardiak në moshën 22-vjeçare.

Binjaket, të cilat ishin të bashkuara nga kërthiza e poshtë, ndanin organe të përbashkëta si mëlçia dhe mushkëritë, por kishin të ndara zemrën, kokën dhe krahët.

Ato u shtruan në spital në dhjetor për shkak se vuanin nga sëmundje të zemrës por vdiqën të shtunën.

Lajmi ka shkaktuar trishtim në Tanzani, ku binjaket kishin fituar zemrat e shumë njerëzve.

Shumë njerëz me anë të rrjeteve sociale të dielën dërguan mesazhe ngushëllimi për familjen dhe miqtë.

Presidenti i Tanzanisë, Xhon Magufuli, shkroi në Twitter se ishte "i pikëlluar" nga vdekja e tyre, duke shtuar se Consolata dhe Maria kishin "ëndërruar ti shërbenin kombit".

Në një intervistë me BBC vitin e kaluar, binjaket thanë se pas përfundimit të arsimit të tyre universitar, donin që të bëheshin mësuese.

"Do të mësojmë duke përdorur një projektor dhe kompjutera," thanë ato.

Motrat  arritën të vazhdonin studimet e tyre ndërsa rriteshin, falë pjesërisht financimit nga qeveria lokale dhe donacionet private.

Maria dhe Consolata, të cilat ishin kundër idesë së ndarjes kirurgjikale, i thanë gjithashtu BBC-së se një ditë shpresonin të martoheshin me një burrë.

Vajzat, prindërit e të cilave vdiqën kur ato ishin ende foshnje, u rritën nga bamirësja katolike Maria Consolata, e cila i adoptoi dhe i vendosi emrat.

auto Maria and Consolata Mwakikuti 11528031648

Login to post comments

Lajmet e fundit

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

Globi

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

    Kryebashkiaku i Nju Jorkut, Eric Adams është paditur për të paktën një akuzë penale dhe është vënë nën hetim federal. Adams do t'i dorëzohet autoriteteve në fillim të javës së ardhshme...

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

Politikë

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

    I ftuar në edicionin e pasdites në SYRI TV me moderatorin Edvin Parruca për të folur për shpërqëndrimin që po i bën Rama shqiptarëve me 'Shtetin Bektashi', mes skandaleve që...

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Politikë

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Nga Xhuljan Guçe: Në një deklaratë të fundit, drejtuesi i Partisë Socialiste në Korçë, z. Niko Peleshi, njoftoi se partia e tij synon të sigurojë 6 mandate në këtë qark, duke...