Gënjente dhe hante lëpirëse pa leje, babai torturon dhe vret djalin e mitur

Hënë, 04 June 2018 14:49

Një baba është treguar i pamëshirshëm, teksa ka dhunuar, torturuar dhe pastaj vrarë djalin e mitur. E për këtë, ai është dënuar për më shumë se 41 vite burg.

Graham Stuart Dillon nga Canberra torturoi për disa muaj të birin 9-vjeçar dhe e dogji me cigare derisa vdiq. Ai pranoi fajin dhe kur Drillon u paraqit në Gjykatën Supreme të ACT të hënën, u burgos për 36 vite për vrasjen dhe 5 vite të tjera për dëmtime të rënda trupore.

Vdekja e Bradyn nuk ishte rezultat i vetëm një sulmi, por i sulmeve të përsëritura gjatë një periudhe kohore prej disa muajsh. Ai vdiq nga lëndime të rënda në tru në vitin 2016, pasi u përplas nga babi i tij në mënyrë të vazhdueshme në tokë.

Torturat ndaj tij janë çnjerëzore, teksa ishte djegur me cigare, qëlluar me grusht dhe hedhur përtokë. Arsyet që ai ka thënë ka qenë të tmerrshme, Graham Stuart Dillon e ka torturuar vogëlushin për ta ndëshkuar për sjellje të keqe, si thënia e gënjeshtrave apo konsumimi i lëpirësve pas leje.

Dillon i dha goditjen përfundimtare djalit më 15 shkurt 2017, kur ai e goditi Bradyn derisa mbeti pa vetëdije.

9-vjeçari u plagos rëndë nga sulmi që i shkaktoi gjakderdhje në tru, raporton Daily Mail. Dillon nuk mori në telefon shërbimet e emergjencës, por kërkoi në internet se çfarë duhet të bënte në rastet kur dikush rrëzohej. Më pas, ai filloi që të bënte blerje online dhe shikonte pornografi ndërsa djali ishte i pavetëdijshëm në dyshemenë e shtëpisë.

Bradyn qëndroi i pavetëdijshëm për orë të tëra derisa një ambulancë erdhi dhe pavarësisht ndihmës mjekësore, ai vdiq në spital.Graham_Stuart_Dillon_1.jpg

Login to post comments