×

Warning

JUser: :_load: Unable to load user with ID: 44

Shpërthimi i vullkanit në Hawai, 500 tërmete, brenda 24 orëve

Hënë, 04 June 2018 18:47

500 tërmete janë regjistruar brenda 24 orëve në rajonin e vullkanit Kilauea në Hawai të Shteteve të Bashkuara të Amerikës (SHBA), transmeton Anadolu Agency (AA).

Qendra Amerikane e Vrojtimeve Gjeologjike (USGS) njoftoi se një tërmet prej 5,5 ballësh sipas Rihterit ka ndodhur me epiqendër pesë kilometra në jugperëndim të vullkanit, në thellësi prej 1,1 kilometrash.

Sipas një raportimi në CNN, Autoriteti i Mbrojtjes Civile në Hawaii ka thënë në një deklaratë se pas tërmetit që ka ndodhur në orët e mëngjesit sipas kohës lokale, hiri vullkanik i nxjerrë nga vullkani Kilauea ka arritur në rreth 2,5 kilometra lartësi mbidetare.

Brian Shiro nga Observatori i Vullkaneve në Hawaii pranë USGS-së, tha se 500 dridhje të tokës janë regjistruar brenda 24 orëve në fundjavë në rajon.

Autoritetet thonë se një numër i madh njerëzish kanë ngelur pa zgjidhje në rajon për shkak të llavës pas shpërthimit të vullkanit, duke paralajmëruar personat e mbetur në rajonin e privuar nga uji, energjia elektrike dhe telefoni që të largohen sa më parë, para se lava t’ua presë rrugën.

Zyra e Zjarrfikësit të Hawaiit bëri të ditur se tre persona të bllokuar nga lava në rajonin Kapoho janë evakuuar dje me avion.

Zëdhënësi i Mbrojtjes Civile, Talmadge Mango të shtunën kishte deklaruar se llava e nxjerrë nga vullkani Kilauea, i cili shpërthen prej një muaji, ka shkatërruar dhjetë shtëpi të tjera.

87 shtëpi bëhet e ditur të jenë shkatërruar deri më tani si pasojë e llavës.

Afër 2.000 ishin evakuuar në zona të sigurta muajin e kaluar për shkak të llavës, shkëmbinjve dhe gazit helmues të nxjerrë nga vullkani.

Login to post comments