×

Warning

JUser: :_load: Unable to load user with ID: 44

Japonia masakron qindra balena

Hënë, 04 June 2018 20:13

Masakrohen qindra balena, shumë prej të tyre shtatzëna. Ky është bilanci tragjik i sezonit të fundit të gjuetisë japoneze në zonën antarktike.

Denoncimi mbërrin nga Whaling Comission, që thekson se 333 ekzemplarë janë vrarë, nga te cilat 122 ishin shtatzëna, 114 të tjerë ishin ende këlyshë të një specie më të vogël që popullon ujërat e Polit të Jugut.

Është pikërisht aty ku çdo vit shënohet gjuetia e egër edhe me eksploziv, duke vrarë të gjitha gjallesat dhe duke përgjakur ujërat.

Sezoni i gjuetisë japoneze u hap në 8 dhjetor, për të përfunduar në 28 shkurt. Autoritetet japoneze e argumentojnë këtë gjueti me qëllimin e studimit për katalogimin e kafshëve gjigande detare që notojnë në zonën mes Australisë dhe Antarktikës.

Por ndërkohë, mishi i balenave vijon të shitet në tregjet dhe restorantet japoneze.

maxresdefault

Login to post comments