Ish-kryeministri përlotet dhe tregon arsyen e dorëheqjes

Tuesday, 05 June 2018 16:56

Ish-kryeministri i Sanjës, Mariano Rajoy, me lot në sy në një konference për shtyp dha dorëheqjen nga drejtimi i Partisë Popullore si dhe deklaroi se do të largohej përfundimisht nga skena politike spanjolle.

Mariano Rajoy, dikur i konsideruar si mbijetuesi i madh i politikës spanjolle, është rrëzuar si kryeministër  pasi disa ish-anëtarë të partisë së tij u dënuan për korrupsion. Ata u pëfshinë në skandalin e quajtur Gürtel. 

“Ka qenë një nder të jem kryeministër i Spanjës. Ka qenë një nder që të lë një Spanjë më të mirë se ajo që kam gjetur. Unë shpresoj se pasardhësi im do të jetë në gjendje të thotë të njëjtën gjë kur të vijë koha e tij “, tha ai gjatë fjalës së fundit në parlament.

Rajoy, i cili shërbeu si kryeministër për shtatë vjet, kaloi një varg skandalesh korrupsioni brenda Partisë së tij Popullore (PP). Ai u zëvëndësua nga Pedro Sánchez, udhëheqësi i partisë socialiste PSOE.

Skandali Guter

Kohët e fundit ish-kryeministri nuk ishte në gjendje të përballonte zemërimin politik të qytetarëve pasi gjykata më e lartë penale e Spanjës doli në përfundmin se partia e tij kishte përfituar nga në mënyrë të palighsmeshuma të më dha parash, e njohur si çështja Gürtel. Qeveria e tij është akzuar për korrupsion duke përfituar para  nga donatorë të ndryshëm, kontrata këto të pabëra publike.

Për dhjetë vjet, autoritetet spanjolle hetuan në lidhje me këtë skandal. “Partia konservatore e Mariano Rajoy, dënohet për donacionet e paligjshme nga kompanitë e ndërtimit dhe ryshfetet”, u tha nga gjykata.

Gjykata Kombëtare e Spanjës javën e shkuar gjobiti partinë 287,000 dollarë dhe dënoi 29 biznesmenë dhe zyrtarëve të partisë, duke përfshirë ish-arkëtuesin e saj, Luis Bárcenas, i cili mori një dënim prej 33 vjetësh.

Gjykata vendosi që pala përfitoi nga përdorimi sistematik i shantazheve nga kontratat. Krimet përfshinin mashtrimin, evazionin fiskal dhe pastrimin e parave. Këto ishin arsyet që detyruan Mariano Rajoy  të largohet nga politika.

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...