Një hotel me 111 dhoma, ja ku do takohen Trump dhe Kim Jong (Detajet)

Tuesday, 05 June 2018 21:46

SHBA-të dhe Koreja e Veriut kanë vendosur se cili do jetë vendi për samitin midis Presidentit Donald Trump dhe udhëheqësit të Koresë së Veriut Kim Jong Un, tha të martën sekretarja e shtypit e Shtëpisë së Bardhë Sarah Sanders. Trump dhe Kim do të takohen për herë të parë në hotelin “Capella” në ishullin Sentosa të Singaporit më 12 qershor, njoftoi Sanders të martën nëpërmjet Twitter.

Capella

“Ne falënderojmë mikpritësit tanë të mëdhenj të Singaporit për mikpritjen e tyre”, shkroi Sanders.
Delegacionet nga SHBA dhe Koreja e Veriut u takuan katër herë javën e kaluar në Hotel Capella për të diskutuar logjistikën e samitit.

Sander tweet

Sanders tha të hënën se takimi do të mbahet më 12 qershor në orën 9 paradite me orën lokale.
Hoteli Capella është një hotel me pesë yje në ishullin Sentosa, i cili ka disa vendpushime, hotele, dy fusha golfi dhe një park. Hoteli, i projektuar nga arkitekti i njohur britanik Norman Foster, ka 111 dhoma dhe një rezidencë presidenciale, të shpërndarë në mbi 12ha tokë.

Zyrtarët amerikanë dhe të Koresë së Veriut diskutuan disa hotele të tjera në Singapor si vende të mundshme për samitin, i cili do të jetë takimi i parë midis një udhëheqësi të SHBA dhe Koresë së Veriut.

Opsioni më i mirë i diskutuar që nga fillimi ishte hoteli Shangri-La, një strukturë masive pranë rrugës Orchard, e cila mund të sigurohej shumë mirë, ndërkohë që siguronte një ambient të zbukuruar. Hoteli priti një takim historik midis presidentit kinez Xi Jinping dhe udhëheqësit të Tajvanit Ma Ying-jeou në 2015.

summit-map

Zyrtarët amerikanë, të udhëhequr nga Joe Hagin, zëvendës shefi i shtabit të Shtëpisë së Bardhë për operacione, negociuan me një delegacion të Koresë së Veriut javën e shkuar për të përcaktuar vendin dhe kohën për samitin. Siguria ishte një shqetësim kryesor për koreanoveriorët gjatë diskutimeve, thanë burimet për CNN.

Takimet vazhduan shpesh me një ritëm të përpiktë. Zyrtarët e Koresë së Veriut janë “të ndjeshëm ndaj diktimit”, tha një burim i afërt me bisedimet dhe ekipi i udhëhequr nga Hagin ka bërë shumë sforco për të paraqitur idetë për samitin në një mënyrë bashkëpunuese.

donald-trump-kim-jong-un-ap-mt-171101_4x3_992

“Edhe nëse jeni duke ecur me një kalë në ujë, duhet ta bëni atë në një mënyrë që është bashkëpunuese”, tha burimi.

Zyrtarët e Koresë së Veriut në Singapor gjithashtu duhej të merrnin miratimin për pothuajse çdo detaj me eprorët e tyre në Phenian, duke çuar në intervale një ose dy ditore përpara se të arrinin një marrëveshje edhe mbi detaje të vogla logjistike, tha burimi.

Bisedimet pritet të përqëndrohen në programin e Phenianit për armët bërthamore dhe tensionet mes SHBA-së dhe Koresë së Veriut.

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...