Merkel: DW simbol i gazetarisë serioze dhe i objektivitetit

E mërkurë, 06 June 2018 08:25

Angela Merkel vlerëson Deutsche Wellen me rastin e 65-vjetorit të themelimit të saj si simbol i gazetarisë serioze dhe i objektivitetit


Kancelarja gjermane vlerësoi në një fjalim prej 15 minutash rëndësinë e Deutsche Welle-s që nga fillimi i saj në vitin 1953 deri në të tashmen, si gjatë krizave të viteve 1950 dhe 1960, ashtu edhe gjatë tronditjeve të ditëve të sotme. "Deutsche Welle është një histori suksesi dhe më shumë e kërkuar se kurrë," tha ajo. Deutsche Welle bëhet çdo vit "më moderne, më tërheqëse dhe më globale".
W-ja është simbol i "gazetarisë serioze, informacionit të besueshëm dhe raportimit objektiv". Në një botë gjithnjë e më të ndërlidhur komunikimi me botën e jashtme po bëhet gjithnjë e më i rëndësishëm. Pra nuk është rastësi që disa vende po i zgjerojnë masivisht stacionet e tyre ndërkombëtare, si tregon rasti i Rusisë ose Kinës". Dhe si edhe në çështjet tregtare me Kinën, nevojitet reciprocitet edhe për mediat e huaja. "Kjo është ajo që duam edhe për Deutsche Welle."
Deri sot, tha Merkel Deutsche Welle "meqë është zë i pavarur i lirisë në përgjithësi më tepër luftohet se sa durohet" ose madje pengohet.
Seriozitet dhe objektivitet
Shumë deputetë vlerësuan gjatë ceremonisë festive për 65-vjetorin e DW-së programet dhe kontributin e saj për lirinë e mendimit në botë. Deutsche Welle transmeton në 30 gjuhë dhe në qendrat e saj në Bon dhe Berlin punojnë njerëz nga 60 kombe.
Drejtori i përgjithshëm Peter Limbourg theksoi në fjalën e tij kushtet gjithnjë e më të vështira të punës së DW-së. Konkurenca ndërkombëtare është bërë "më e ashpër", madje edhe në konkurrencë me "propagandën dhe dezinformimin". Gjithnjë e më shumë autokratët po përpiqen në vende të ndryshme të kufizojnë lirinë e shtypit. Dhe Deutsche Welle vazhdon që përmes të gjitha kanaleve të saj: "të informojë sa më shumë njerëz - sidomos ne vendet ku ka censurë dhe propagandë".

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...