Historia e vërtetë e pacientit të kuruar me penicilinë

E mërkurë, 06 June 2018 09:18

Zbulimi i penicilinës nga Aleksandër Flemingu në vitin 1928 njihet si një rast fatlum që ra mbi një punonjës të pakujdesshëm që kishte lënë një pllakë me kulturë bakteriale të hapur mbi tavolinën e punës, ndërsa ishte me pushime. Kërpudha që u vendos mbi të vrau të gjitha bakteriet dhe Flemingut me fat i atribuohet shpëtimi i botës. Por jo e gjitha ishte rastësi. Në të vërtetë mjeku skocez kishte vite që merrej me kërkimin e agjentëve antimikriobialë. Megjithatë Flemingu nuk arriti të krijonte medikamentin sepse hasi në vështirësi të mëdha për ta pastruar. Këtë detyrë e përfunduan Howard Florey, Erns Chain dhe Norman Heatly në Oksford pas më shumë se 10 vitesh punë. Nevojat që lindën nga lufta shërbyen si katalizator. Pacienti i parë i kuruar me penicilinë ishte agjenti Albert Aleksandër.

Sipas legjendës popullore Aleksandri u prek nga septicemia si pasojë e një gërvishtje kur po priste trëndafila në kopështin e komisariatit të Wooton-it, në kontenë e Oksfordit në fillim të vjeshtës 1940. Gjendja e Aleksandrit përkeqësohej shpejt. Shkencëtarët menduan se mund ta përdornin penicilinën tek njerëzit, pasi kishin kuruar infeksione tek minjtë dhe pasi e kishin testuar sigurinë e saj tek një i sëmurë në fazë terminale. Polici që në atë periudhë gjendej i shtruar në Radcliff Infirmary në Oksford ishte i mbuluar nga abcese dhe kishte humbur njërin sy. Aleksandri mori një dozë fillestare prej 200 miligramësh penicilinë, e ndjekur nga 300 çdo tri orë gjatë 5 ditëve. Pacienti pësoi një përmirësim të dukshëm, por organizmi e eliminonte kaq shpejt formulën origjinale, saqë Florey e karahasoi misionin e tij me përpjekjen për të mbushur një vaskë pa tapë. Kjo ishte arsyeja se pse e përsërisnin dozën me këtë frekuencë. Urina e pacientit mblidhej dhe dërgohej në njësinë e prodhimit të penicilinës në shkollën e patologjisë së Sir William Dunn, ku Chain pastronte në mënyrë të dëshpëruar medikamentin e nxjerrë për ta ripërdorur.

Por nuk nxori mjaftueshëm. Aleksandri u përkeqësua dhe vdiq. Megjithatë përmirësimi i përkohshëm i tij ndihmoi ekipin të vazhdonte kërkimet në prodhimin e sasive të mjaftueshme të antibiotikut që mund ta kishin kuruar. Florey u nis për në Amerikë në shoqërinë e Heatly-t. Aty bindën disa shoqëri të mëdha farmaceutike që të shtonin prodhimin. Falë tyre gjatë Luftës së Dytë Botërore mijëra ushtarë aleatë u mbijetuan plagëve të marra në fushën e betejës dhe morën trajtime kundër sëmundjeve seksuale, duke përfshirë edhe gonorrenë. Kjo punë ishte fillimi i revolucionit të antibiotikëve.

….

S’ka pak që një teto e imja, mjaft e vjetër më tregoi një histori për një miken e saj, Sheila LeBlanc. Sheila është vajza e agjentit Aleksandër, e cila jeton ende në rezidencën e saj në Kaliforni. I shkruajta përmes postës elektronike për disa pyetje. Më tregoi se kur i ati vdiq në vitin 1941, ajo dhe i vëllai mbetën nën kujdesin e jetimores së policisë në Surrey, sepse e ëma, Edith punonte. Në vitet 50 Sheila u dashurua pas një ushtari amerikan dhe u transferuan në Amerikë, ku edhe jeton prej 60 vitesh. Deri në vitet 1960 familja e saj nuk e kishte zbuluar rolin e Albert Aleksandrit në historinë e mjeksisë, kur një gazetar gjerman u prezantua në portën e Edith Aleksandër duke i kërkuar një foto të pacientit të parë të trajtuar me penicilinë. Rezulton se kopshti i trëndafilave ishte i rremë, edhe pse Sheila mban mend që komisariati kishte një kopësht të bukur me trëndafila. Prerja fatale ishte afër gojës dhe ndodhi gjatë një sulmi ajror gjerman në Southampton, qytet në të cilin i ati i saj ishte caktuar për të ruajtur rendin gjatë bombardimeve në nëntor të 1940. /bota.al/

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...