Një ngjarje shokuese ka ndodhur në Kinë ku një foshnjë e porsalindur është gjetur e braktisur dhe me dëmtime të rënda në trup.
Foshnja ishte ende me kordonin e lidhur ndërkohë aty pranë ishte edhe placenta e nënës që e braktisi.
Fëmija ishte hedhur pranë një grumbulli të madh mbeturinash ndërkohë dyshohet se foshnja u hodh nga lartësia e një muri rreth 1.8 metër i lartë.
Kjo pasi foshnja ka thyerje në kafkë dhe ka pësuar hemorragji.
Po ashtu, dëmtime janë konstatuar edhe në mushkëritë dhe zemrën e vogëlushes.
Pas ndihmës mjekësore që i është dhënë, fatmirësisht fëmija është në gjendje të stabilizuar.
Policia ka nisur hetimet për zbulimin e prindërve të foshnjës.
Ndërkohë, dhjetëra persona të tronditur nga pamjet që kanë parë janë ofruar për birësimin e vogëlushes.