Politikanët e opozitës në Guatemala duan shkarkimin e kreut të Agjensisë së Emergjencave, Conred.
BBC ka shkruar se Agjensia e Emergjencave, Conred dështoi në paralajmërimin e popullsisë për shpërthimin e vullkanit Fuego.
Madje, Mario Taracena, një figurë opozitare nw vend deklaroi se rasti duhet hetuar nga qeveria qeveria si ‘neglizhencë kriminale’.
Nëntëdhjetë e nëntë njerëz dihen si të vdekur që të Dielën dhe shumë të tjerë nuk dihet ku janë.
Fshatrat përreth u mbuluan nga hiri vullkanik dhe balta, pas shpërthimit të Fuegos.
Më shumë se 1.7 milionë njerëz janë prekur nga shpërthimi i së dielës dhe më shumë se 3 mijë vetë janë evakuar.