Së paku 16 njerëz u vranë dhe dhjetëra u plagosën nga shpërthimi i një depo të armëve në Bagdad të Irakut.
“Një depo armësh ka shpërthyer. Forcat e sigurisë kanë nisur hetimet për të përcaktuar shkakun”, tha përmes një deklarate Komanda e operacioneve të sigurisë në Bagdad.
Zyrtarë të policisë thanë se shpërthimi duket se është shkaktuar nga armë të rënda, përfshirë granata dhe predha, që mund t’i përkasin një grupi të armatosur.
Shpërthimi ndodhi pranë një xhamie shiite në lagjen Sadër Siti.