Disa orë më parë e gjithë vëmendja e botës u përqendrua në takimin historik të zhvilluar në Singapor mes dy liderëve Kim Jong Un, i Koresë së Veriut dhe presidentit të SHBA, Donald Trump.
Takimi i tyre i parë zgjati 45 minuta dhe nisi me një shtrëngim të gjatë duarsh mes tyre. Trump, tha se bisedimet për çarmatosjen e Gadishullit Korean nga armët bërthamore, do të jenë një “sukses i jashtëzakonshëm”.
Nga ana tjetër Kim u shpreh para mediave : Në të kaluarën, praktikat e vjetra dhe paragjykimet punuan kundër nesh dhe vendosën shumë pengesa në rrugën tonë, por i mposhtëm të gjitha dhe ja ku jemi sot”.
Ky është takimi i parë i një presidenti amerikan dhe një lideri koreano-verior.