×

Warning

JUser: :_load: Unable to load user with ID: 44

Gjermani/ Mijëra vezë tërhiqen nga tregu, normë e lartë e insekticideve

Tuesday, 12 June 2018 19:59

Rreth 73 000 vezë me origjinë nga Holanda dhe të infektuara me insekticidin fipronil u tërhoqën në Gjermani, një vit pas skandalit në shkallë të gjerë të kontrollit shëndetësor që përfshiu filialin në Europë, bëhet sot e ditur nga autoritetet gjermane.

«Për shkak të normës së tejkaluar të pranisë maksimale të lejuar, vezët nuk do të dalin për shitje dhe pritet të tërhiqen nga tregu. Autoritetet kompetente po verifikojnë mbarëvatjen e tërheqjes nga tregu. Autoritetet holandeze janë vënë në dijeni », bëhet e ditur në një komunikatë të Ministrisë së Bujqësisë të Saksonisë së Poshtme.

Këto dërgesa të reja të infektuara u dërguan në qendrat e paketimi të qytetit Vechta, në landin e Saksonisë së Poshtme dhe ndodhen tashmë në raftet e supermarketeve të pesë landeve të tjera gjermane.

Kontaminimi i dhjetëra miliona vezëve me fipronil u zbulua në gushtin e vitit 2017 në Europë, raporton Atsh.

Në total, miliona vezë dhe nënprodukte të infektuara u gjetën në 25 nga 28 shtetet anëtare të BE-së. Miliona vezë u groposën ose u tërhoqën nga supermarketet europiane, si dhe një numër i madh produktesh si biskota dhe ëmbëlsira. Produktet e tërhequra kryesisht kishin si origjinë Belgjikën dhe Holandën, por disa produkte ishin prodhuar në Francë, me vezë që vinin nga Holanda.

Login to post comments