Zyrtarët amerikanë analizojnë manovrat me Korenë e Jugut

Diel, 24 June 2018 08:30

Zyrtarët amerikanë po shqyrtojnë pezullimin e manovrave të përbashkëta ushtarake me Korenë e Jugut, një praktikë e ndjekur prej dekadash por që u ndërpre pas takimit në Singapor të Presidentit Trump dhe udhëheqësit koreano-verior Kim Jong Un.

Një deklaratë e Pentagonit thekson se Sekretari i Mbrojtjes Jim Mattis, Sekretari i Shtetit Mike Pompeo, Shefi i Shtatmadhorisë Joe Dunford dhe këshilltari i presidentit Trump për sigurinë kombëtare, John Bolton diskutuan “përpjekjet për të vënë në zbatim rezultatet” e takimit mes dy udhëheqësve.
Deklarata e zëdhënëses së Pentagonit Dana White thekson se pezullimi i manovrave përfshin pezullimin e programit të përbashkët mes marinsave amerikanë dhe koreano-jugorë që zhvillohet në gusht.
Në takimin me Kim Jong Un, presidenti Trump tha se do t’i anulonte manovrat të cilat i cilësoi si tepër të kushtueshme, si dhe “provokuese”. Ai e cilësoi pezullimin si një akt të vullnetit të mirë në përgjigje të zotimeve të Phenianit për çnuklearizim.

Login to post comments

Lajmet e fundit

‘Ajo që ndodhi të enjten, puç parlamentar’, Vokshi: Vutë grupin parlamentar mbi Gjykatën Kushtetuese

Politikë

‘Ajo që ndodhi të enjten, puç parlamentar’, Vokshi: Vutë grupin parlamentar mbi Gjykatën Kushtetuese

  Deputetja e Partisë Demokratike Albana Vokshi, ka deklaruar se me vendimin e marrë të enjten në Kuvend për mos dërgimin në Gjykatën Kushtetuese të mandatit të Olta Xhaçkës, ka rënë...

Kalaja kallëzon në prokurori Ballën: SPAK t'i sekuestrojë telefonin dhe...

Politikë

Kalaja kallëzon në prokurori Ballën: SPAK t'i sekuestrojë telefonin dhe...

    Anëtarja e Komisionit të Apelimit në PD, Adriana Kalaja ka bërë një kallëzim penal për Taulant Ballën dhe individë të tjerë, të cilët sipas Kalasë kanë kryer shkelje nga më të rëndat...

Aksident në Santorini, humb jetën 29-vjeçari shqiptar

Kronikë

Aksident në Santorini, humb jetën 29-vjeçari shqiptar

  Një aksident rrugor ka ndodhur në ishullin grek të Santorinit, ku viktima është një 29-vjeçar me origjinë shqiptare. Sipas informacioneve të para, ngjarja ka ndodhur kur motori që drejtohej nga 29-vjeçari...