Çfarë ra në sy nga takimi Trump-Putin, nga incidenti te gjuha e trupit

Hënë, 16 July 2018 18:35

Presidenti i SHBA-ve Donald Trump dhe ai i Rusisë Vladimir Putin  zhvilluam një konferëncë për shtyp në Helsink. Putin në fjalën e tij ka theksoi se Rusia nuk ka ndërhyrë asnjëherë në zgjedhjet në SHBA.

“Duhet intesifikim i dialogut në nivel ndërkombëtar. Jemi edhe ne përgjegjës për sigurinë ndërkombëtare. Bashkëpunim në arenën ndërkombëtare të sigurisë.

Bashkëpunim edhe për situatën në Siri. Rusia nuk ka ndërhyrë asnjëherë në zgjedhjet amerikane. Fokus i takimit është stabiliteti dhe rritja e sigurisë. Të ngremë një grup të përbashkët për sigurinë kibernetike.  Ka sfida të mbetura ku ne nuk mund të bëjmë hapa para. ka fakte që Moska ka ndërhyrë në procesin e zgjedhjeve amerikane”, u shpreh Putin.

Trump në lidhje me këtë çështje u shpreh se fitorja e tij erdhi “pas një fushate elektorale të mrekullueshme”. “Ishte një çështje që e diskutuam personalisht. Putin mund të dëshirojë ta adresojë më tepër, dhe më fuqishëm, sepse ai ka një ide interesante”, tha Trump.

Nuk ishte e qartë se çfarë Trump nënkuptoi me këtë, por ai u shpreh se hetimet amerikane për ndërhyrjen e Rusisë në zgjedhjet e SHBA “janë një katastrofë për vendin”.

I pyetur nga gazetarët lidhur me akuzat e prokurorit amerikan, se 12 zyrtarë rusë kanë ndërhyrë në zgjedhe Putin tha se është i gatshëm të lejojë marrjen e tyre në pyetje.

“Jam i gatshëm të lejoj Prokurorin Special Mueller të bëjë një kërkesë zyrtare që Rusia të marrë në pyetje këta rusë të akuzuar për ndërhyrje zgjedhore në SHBA.”, u shpreh ai.

Trump deklaroi me tej se “shpreson për marrdhënie më të mira më Moskën”. “Për krizën në Siri, bashkëpunimi mund të  shpëtojë njerëzit”, tha Trump.

Incidenti në konferencën Trump-Putin, largohet me forcë protestuesi 

Një incident ndodhi në prag të konferencës së përbashkët për shtyp mes presidentit amerikan, Donald Trump, dhe homologut të tij rus, Vladimir Putin, që po mbahet në këto momente në Helsinki të Finlandës.

Siç raporton Sky News, një protestues është nxjerrë me forcë nga agjentët e sigurisë nga salla ku do të mbahej konferenca për shtyp.

Ai u shfaq teksa mbante një letër të bardhë me një mbishkrim, i cili ndonëse nuk u lexua qartë, nga raportimet paraprake të medieve të huaja thuhet se përmbante “Nuclear Ban Treaty”.

 Gjesti i Trump ndaj Putin që tërhoqi vëmendjen e të gjithëve

Një nga takimet më të rëndësishme në botë ishte ai i Donald Trump dhe Vladimir Putin dhe padyshim që ka tërhequr vëmendjen e të gjithëve.

Por një gjesti i Trump ndaj Putinit ishte ai që mori vëmendjen e të gjithëve. Në fillim të takimit, aty ku hyjnë kamerat dhe fotoreporterët të marrin pamje nga dy presidentët, Trump bën një lëvizje të çuditshme. Presidenti i SHBA’së, e shikon Putinin dhe ia bënë me sy.

Shenja e zemrës

Trump i ulur përkrah Putin, u shfaq duke bërë shenjën e zemrës me të dyja duart, ndërsa Putin e shikon. Kjo foto është komentuar si një gjest paqeje mes Trump dhe Putin. /Hashtag.al

Login to post comments

Lajmet e fundit

Reagon Elon Musk: Komiteti im është anti-Soros, prokurorët e tij nuk po luftojnë krimin, kjo është çmenduri

Globi

Reagon Elon Musk: Komiteti im është anti-Soros, prokurorët e tij nuk po luftojnë krimin, kjo është çmenduri

  Miliarderi Elon Musk reagoi pasi një prokuror i Sorosit deklaroi se do ngrejë padi ndaj tij, pasi e akuzon se po mbledh vota për republikanët në SHBA. Prokurori Larry Krasner e akuzon Musk...

Mbyllet protesta/ Paloka: PPE deklaron se do mbështesë PD-në në votime dhe në luftën e saj për zgjedhje të lira

Politikë

Mbyllet protesta/ Paloka: PPE deklaron se do mbështesë PD-në në votime dhe në luftën e saj për zgjedhje të lira

  Deputeti demokrat, Edi Paloka, deklaroi në mbyllje të protesës së ligjvënësve demokratë përpara Parlamentit Europian në Strasburg se kanë marrë mbështetjen e Partive Popullore Europiane. “Meqë grupi që është nëpër takime...

'Shqipëria ka nevojë për zgjedhje të lira dhe të ndershme', Spaho: Krimi i organizuar, presion ndaj votuesve

Politikë

'Shqipëria ka nevojë për zgjedhje të lira dhe të ndershme', Spaho: Krimi i organizuar, presion ndaj votuesve

  Deputetë të opozitës po protestojnë gjatë ditës së sotme para selisë së Parlamentit Evropian. Sipas opozitës shqiptare, Rama synon “asgjësimin e opozitës përmes burgosjeve politike, duke rikthyer Shqipërinë 34 vjet më pas”. Deputeti...