Topi që ngriti teoritë konspirative, ja si u komentua dhurata e Putinit për Trump-in

Hënë, 16 July 2018 20:50

Pas takimit ndërmjet Presidentit të SHBA-ve, Donald Trump dhe atij të Rusisë, Vladimir Putin, është mbajtur një konferencë për shtyp ku të dy presidentët kanë treguar se çfarë u bisedua në takim.

Në fund të konferencës për shtyp, Putin, si mikpritës i Kampionatit Botëror, i ka dhuruar Trumpit një top të futbllit.

Pasi një gazetar i bëri një pyetje në konferencën e përbashkët për shtyp të hënën në Helsinki duke përdorur metaforat e futbollit, Putini nxori një top dhe ia dhuroi Trump-it.

Trump tha se do t'ia jepte djalit të tij 12-vjeçar Barron, një tifoz i futbollit. Pastaj presidenti i SHBA hodhi topin te gruaja e tij Melania, e ulur në rreshtin e parë.

Por dhurata e Putinit për Trump nuk kaloi pa teoritë konspirative të ngritura në media.

Senatori republikan Lindsey Graham, një kritik i Putinit, shkroi: "Po të isha unë, do ta kontrolloja topin e futbollit për pajisjet përgjuese dhe nuk do ta lejoj kurrë atë në Shtëpinë e Bardhë".

Modifikuar më Hënë, 16 July 2018 20:52

Video

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...