Takimi midis Presidentit të SHBA-ve Donald Trump me Vladimir Putin në Helsinki u komentua shumë dhe pati një sërë kritikash.
Lajme këto që siç duket nuk i kanë pëlqyer presidentit Trump, i cili përmes një status në Twitter, i qëndroi bindjes mbi rëndësinë e takimit me homologun e tij rus dhe theksoi se çdo gjë kishte shkuar mjaft mirë.
“Teksa kisha një takim madhështor me NATO-n, ku u diskutua për shuma të mëdha parash, pata një takim akoma edhe më të mirë me presidentin rus, Vladimir Putin. Fatkeqësisht, nuk po raportohet si i tillë. Lajmi i rremë po merr dhenë”, shkroi Trump në Twitter.
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës u kritikua ashpër për qëndrimin kundër shërbimeve amerikane të Inteligjencës dhe pro Rusisë, në çështjen e hetimit të ndërhyrjes ruse në zgjedhjet e vitit 2016.