Franca i dërgon mesazh Serbisë për integrimin

Tuesday, 17 July 2018 22:28

Presidenti francez, Emmanuel Macron njoftoi se Serbia nuk do të hyjë automatikisht në Bashkimin Evropian në vitin 2025, datë e përcaktuar për anëtarësimin e saj dhe se ajo duhet të përmbushë paraprakisht një sërë angazhimesh.

“Nuk mendoj se kjo duhet parë si një datë fikse”, u shpreh ai gjatë një konference të përbashkët shtypi me homologun serb, Aleksandër Vuçiç në Elize.

“Nëse ajo nuk realizon detyrimet e përcaktuara në programin e negociatave deri në vitin 2025, Serbia nuk ka asnjë mundësi për të hyrë në Bashkimin Evropian”, theksoi ai.

“Nuk bëhet fjalë për të përcaktuar një datë fikse, konkretisht vitin 2025 , për t’u bërë detyrimisht pjesë e BE-së’’, shtoi presidenti francez, i cili do të vizitojë Serbinë në vitin 2018.

“Presidenti serb përgëzoi gjithashtu Francën për fitoren e saj përballë Kroacisë në finalen e Kupës së Botës në futboll. Vlen për t’u theksuar se Serbia, populli serb ndan me ju gëzimin e kësaj fitore të madhe”, u shpreh ai në gjuhën frënge.

BE-ja kërkon marrëdhënie të normalizuara mes Serbisë dhe Kosovës, të cilët aspirojnë të bëhen anëtare të saj. Presidenti francez theksoi gjithashtu nevojën e reformimit të BE-së përpara zgjerimit të saj. Nuk i shërbejmë asnjë personi duke gjykuar se BE-ja, e cila nuk funksionon siç duhet, ka tendencë të zgjerohet vazhdimisht pa ndryshuar asgjë në rregullat e saj, përfundoi Macron.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Reagon Elon Musk: Komiteti im është anti-Soros, prokurorët e tij nuk po luftojnë krimin, kjo është çmenduri

Globi

Reagon Elon Musk: Komiteti im është anti-Soros, prokurorët e tij nuk po luftojnë krimin, kjo është çmenduri

  Miliarderi Elon Musk reagoi pasi një prokuror i Sorosit deklaroi se do ngrejë padi ndaj tij, pasi e akuzon se po mbledh vota për republikanët në SHBA. Prokurori Larry Krasner e akuzon Musk...

Mbyllet protesta/ Paloka: PPE deklaron se do mbështesë PD-në në votime dhe në luftën e saj për zgjedhje të lira

Politikë

Mbyllet protesta/ Paloka: PPE deklaron se do mbështesë PD-në në votime dhe në luftën e saj për zgjedhje të lira

  Deputeti demokrat, Edi Paloka, deklaroi në mbyllje të protesës së ligjvënësve demokratë përpara Parlamentit Europian në Strasburg se kanë marrë mbështetjen e Partive Popullore Europiane. “Meqë grupi që është nëpër takime...

'Shqipëria ka nevojë për zgjedhje të lira dhe të ndershme', Spaho: Krimi i organizuar, presion ndaj votuesve

Politikë

'Shqipëria ka nevojë për zgjedhje të lira dhe të ndershme', Spaho: Krimi i organizuar, presion ndaj votuesve

  Deputetë të opozitës po protestojnë gjatë ditës së sotme para selisë së Parlamentit Evropian. Sipas opozitës shqiptare, Rama synon “asgjësimin e opozitës përmes burgosjeve politike, duke rikthyer Shqipërinë 34 vjet më pas”. Deputeti...