Një kompani amerikane ia dha një punëtori një veturë të re, pasi eci 30km gjithë natën për të shkuar me kohë në ditën e parë të punës.
Pasi vetura e tij u prish, Walter Carr e bëri rrugën e tij të gjatë në këmbë, për të arritur në punën e tij të re.
Një polic, që e takoi atë gjatë rrugës, u mahnit nga vullneti i tij dhe e mori për të ngrënë mëngjes.
Carr shpejt u bë hit në rrjete sociale, pasi historia e tij u shpërnda me të madhe. Luke Marklin, shefi ekzekutiv i kompanisë, më pas takoi punëtorin e tij të ri.
Pasi biseduan dhe pinë një kafe, Marklin ia dha atij çelësat e veturës së tij Ford Escape. Carr u përgjigj: “Seriozisht?”. Më pas e përqafoi shefin e tij dhe i mori çelësat.
Proud to have encountered this young man. He certainly made an impact on us!#PelhamPD #belikewalter pic.twitter.com/d0zz0PMvnv
— Pelham Police Dept (@PelhamPoliceAL) July 16, 2018