SHBA, shtyhet takimi i dytë Trump-Putin

E Enjte, 26 July 2018 07:21

Shtëpia e Bardhë tha të mërkurën se Presidenti Donald Trump dhe udhëheqësi rus Vladimir Putin nuk do ta mbajnë takimin e tyre të dytë para vitit të ardhshëm.

Këshilltari i Sigurisë Kombëtare John Bolton tha se Presidenti Trump dëshiron të presë derisa të përfundojë hetimi i prokurorit të posaçëm Robert Mueller për ndërhyrjen e Rusisë në zgjedhjet presidenciale të vitit 2016 në Shtetet e Bashkuara.
Deklarata vjen pas njoftimit të SHBA se nuk ka ndërmend të njohë aneksimin e gadishullit ukrainas të Krimesë nga Rusia në vitin 2014 dhe nuk do të heqë sanksionet ekonomike kundër Moskës derisa Krimeja të jetë kthyer nën kontrollin e Ukrainës.
Sekretari i Shtetit, Mike Pompeo, tha se me pushtimin e Krimesë rusishtfolëse, Moska "u përpoq të minojë një parim ndërkombëtar bazë të mbështetur nga shtetet demokratike, sipas të cilit asnjë vend nuk mund të ndryshojë kufijtë e një tjetri me forcë".
Diplomati më i lartë i Shteteve të Bashkuara shtoi: "Ndërsa shtetet demokratike përpiqen të ndërtojnë një botë të lirë, të drejtë dhe të begatë, ne duhet ta mbështesim angazhimin tonë ndaj parimit ndërkombëtar të barazisë sovrane dhe të respektojmë integritetin territorial të shteteve të tjera. Rusia, me veprimet e saj, veproi në një mënyrë të padenjë për një vend të madh dhe zgjodhi të izolojë veten nga bashkësia ndërkombëtare".
Deklarata e zotit Pompeo u bë pak para se ai të paraqitej para Komisionit të Senatit për Marrëdhëniet me Jashtë për t'iu përgjigjur pyetjeve të ligjvënësve mbi një sërë çështjesh globale.

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...