Zjarr i madh në Londër, 100 zjarrfikës në vendngjarje

E Enjte, 26 July 2018 08:11

Rreth 100 zjarrfikës në Londër janë duke luftuar me flakët në një bllok banesash në veriperëndim të Londrës, njofton BBC. Brigada e zjarrit në Londër u thirr për zjarrin në katin e fundit të një ndërtese pesëkatëshe në  Inglewood Road, West Hampstead, pak pas orës 1:00 BST. Rreth 50 vetë u evakuan nga blloku dhe dy persona u ndihmuan nga zjarrfikësit.

Shërbimi zjarrfikës tha se zjarri tani është vënë nën kontroll nga 15 mjete që po merren me këtë incident.

Shërbimi i Ambulancës në Londër dërgoi ekipe por ata nuk kanë dërguar pacientë në spital. Shkaku i zjarrit është ende i panjohur. Shefi i zjarrfikësve Clainton Murray tha: “Dyshojmë se zjarri ka filluar në një apartament në katin e katërt.”

Apartamenti ka pësuar dëme prej zjarrit dhe një pjesë e çatisë është shkatërruar. Në fazat e para zjarri ishte shumë i dukshëm dhe mund të shihej disa milje larg.

Për shkak të çatia mund të shembej nga brenda, zjarrfikësit i evakuaun banorët e katit të fundit.

Një pub, Black Lion, në West Hampstead, i ka afruar strehim çdokujt që është prekur nga zjarri. Në një mesazh në Twiiter, ky bar shkruan: Për këdo që është prekur nga zjarri në West Hampstead, dyert tona janë të hapura:. Të jeni të sigurtë, ne do të jemi gjithë natën këtu. 

Login to post comments