Imazhet e trishta që vinin nga Attika, zona ku u shkrumbua një resort nga flaket e zjarrit, kane bere gazetaren televizionit grek Alpha, Vicky Hadzhi te shpërthejë ne lot gjate transmetimit live, teksa në ekran shfaqeshin pamjet e qytetarëve që përpiqeshin t’u shpëtonin flakëve.
Teksa Vicky qante, gazetari tjetër, Petros Kasiotis, tha: Ne jemi redaktorë, jemi gazetare dhe i shohim gjërat në mënyrë të paanshme. Ka shumë dhimbje përpara dhe gjithçka është e justifikuar. Vicky është një vajzë që dëshiron të mirën e të gjithëve.