×

Warning

JUser: :_load: Unable to load user with ID: 61

Analiza e “Washington Post”: 6 pyetjet bazike për luftën në Siri

Saturday, 14 Prill 2018 11:47

Lufta siriane ka qenë një katastrofë që është zhvilluar ngadalë, e ka përfshirë pothuajse tërë botën.

Më poshtë është një analizë e "Washington Post", se si filloi, pse u bë aq e komplikuar dhe çfarë mund të ndodhë më pas.

Si filloi lufta në Siri?

Në mars 2011, protesta paqësore shpërthyen në të gjithë vendin si pjesë e kryengritjeve të Pranverës Arabe. Organizatorët i kërkuan presidentit sirian Bashar al-Assad të bënte reforma demokratike, por qeveria e tij u përgjigj me dhunë. Si kundërpërgjigje, disa nga protestuesit u bashkuan me disa ushtarakë për të formuar Ushtrinë e Lirë Siriane, një grup rebel që donte të rrëzonte qeverinë. Deri në vitin 2012, kjo luftë e armatosur ishte transformuar në një luftë civile të plotë.

Çfarë po bën Rusia në Siri?

Rusia ka kohë që ka mbështetur qeverinë e Assad. Rusia ndihmoi në ndërtimin e ushtrisë moderne siriane dhe Assad është një nga aleatët më të fuqishëm të presidentit rus Vladimir Putin në Lindjen e Mesme. Rusia shpesh ka bllokuar ndërhyrjen ndërkombëtare mbi Siri duke vënë veton ndaj propozimeve në Këshillin e Sigurimit të OKB dhe Moska ndryshoi rrjedhën e luftës në favor të Assad me një ndërhyrje ushtarake në vitin 2015.

Pse përfshihen Shtetet e Bashkuara të Amerikës?

SHBA-të kanë ngurruar që të ndërhyjnë në Siri, por ka vepruar për dy arsye kryesore.

Së pari, ISIS filloi të zhvillohej e të pushtonte goxha terren në Siri në vitin 2013. Një vit më pas, SHBA nisi sulmet ajrore kundër grupit terrorist. E së fundmi ka dërguar afro 2000 trupa tokësore në luftë.

Së dyti, Shtetet e Bashkuara kanë vepruar për të ndëshkuar qeverinë e Assad për përdorimin e armëve kimike, si sarin dhe gazin e klorit mbi popullsinë civile siriane.

Cilat kanë qenë veprimet specifike?

Në vitin 2012, presidenti Barack Obama e quajti përdorimin e armëve kimike një “vijë të kuqe” që do të nxiste ndërhyrjen ushtarake. Një vit më pas, një sulm i gazit sarin në Ghoutan Lindore vrau rreth 1,400 njerëz, sipas vlerësimit të SHBA. Obama kërkoi të ndërhynte, por nuk mundi të merrte miratimin e Kongresit.

Në vend të kësaj, ai erdhi me një zgjidhje diplomatike. Këshilli i Sigurimit i OKB urdhëroi Assad të shkatërronte rezervat e armëve kimike dhe të nënshkruante Konventën e Armëve Kimike, e cila e ndalonte të prodhojë, grumbullojë ose të përdorë armët kimike.

E prej atij momenti ka pasur disa raporte për sulme me armë kimike. Më 4 prill të 2017-s, afro 100 persona u vranë në qytetin verior të Khan Sheikhoun në një sulm me sarin. Ngjarja “pushtoi” kryeartikujt e mbarë botës si dhe vëmendjen e Presidentit Trump, i cili shprehu tmerrin ndaj imazheve të “fëmijëve të pafajshëm, foshnjave të pafajshme” të helmuara nga një agjent nervor. Vetëm disa ditë pas këtij sulmi, Trump autorizoi një bombardim me raketa në një bazë ajrore siriane. Ky ishte edhe sulmi i parë i drejtpërdrejtë i SHBA ndaj regjimit sirian në luftë.

Kush janë mbështetësit kryesorë në rajon që ndihmojnë Assadin?

Një nga aleatët kryesorë të Assadit është Irani. Ky i fundit ka nevojë për Sirinë për të lëvizur armët dhe ushtrinë e saj në të gjithë Lindjen e Mesme. Pra, kur Assadi dukej i kërcënuar, Irani hyri në mbështetje të tij. Kështu bëri Hezbollahu, partia politike libaneze dhe milicia që është një aleat i afërt i Teheranit.

Kjo i mërziste rivalët e Iranit në rajon, si Arabia Saudite dhe Turqia. Kështu ata nisën të dërgonin armë dhe para për rebelët anti-Assad, duke përfshirë milicitë ekstremiste. Ndërsa Izraeli ka filluar të sulmojë nga ajri bazat e Assad.

Kjo do të thotë se sot, ka disa luftë që po zhvillohen brenda Sirisë. Qeveria siriane është ende në luftë me rebelët. Izraeli është në luftë me forcat e mbështetura nga Irani dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës po përpiqen të eliminojnë ISIS.

Si ka qenë jeta për sirianët?

E tmerrshme. Familjet siriane shpesh nuk plotësojnë as nevojat më themelore, si ushqimi, strehimi dhe kujdesi mjekësor. Fëmijët nuk mund të shkojnë në shkollë. Lufta po zhvillohet në qytete dhe nëpër rrugë.

Prej fillimit të luftës, më shumë se 465,000 sirianë janë vrarë, 1 milion të tjerë janë plagosur dhe 12 milionë – më shumë se gjysma e popullsisë së vendit – janë detyruar të largohen nga shtëpitë e tyre. Më shumë se 5.5 milionë janë larguar jashtë vendit dhe janë regjistruar si refugjatë./Washington Post/

Login to post comments

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...