Franca ndalon përdorimin e telefonave në shkolla

Tuesday, 31 July 2018 08:33

Parlamenti i Francës ka miratuar një ligj për përdorimin e telefonave celular në shkolla. Sipas ligjit të miratuar dje, ndalimi i përdorimit të telefonave do të bëhet nëpër shkollat të mësimit parafillor, fillor dhe në shkollat e mesme.

Presidenti i Francës, Emmanuel Macron kishte bërë fushatë për ndalimin e përdorimit të telefonave celular në shkolla. Nxënësit francezë deri tani nuk ishin lejuar që të përdornin telefonat e tyre gjatë orëve mësimore dhe çdo shkollë, kishte rregullat e veta, nëse do t’i lejonte apo jo që nxënësit të përdornin telefonat. Por, me ligjin e ri të miratuar do të ndalohet që telefonat të përdoren në çdo shkollë.

Login to post comments