×

Warning

JUser: :_load: Unable to load user with ID: 44

Ky është tuneli 44 milionë dollarësh në Kroaci i cili “nuk të çon askund”

Tuesday, 31 July 2018 09:02

Kroatët në jug të vendit po ankohen për një tunel që iu ka kushtuar taksapaguesve 280 milion kuna (44 milionë dollarë) dhe që “nuk të çon askund”. 

Sipas kanalit televiziv “RTL” në Kroaci, ndërtimi është ndalur në një tunel prej 1.471 metrash nëpër një varg malor pranë qytetit Omis, i cili kishte për qëllim lidhjen me një ByPass ekzistues dhe zgjidhjen e problemeve të rënda të trafikut të qytetit.

Tuneli duhej të lidhej me Urën e Omis dhe u konsiderua si pjesë e një “projekti të rëndësishëm të infrastrukturës” për të siguruar një lidhje më të shpejtë për banorët midis qytetit dhe rrugës kryesore bregdetare.

Shpresohej gjithashtu se rruga do të lehtësonte “bllokimet kryesore të trafikut” që qyteti vuan gjatë sezonit të tij turistik.

Ndërtimet filluan gjashtë vjet më parë, por “RTL” thotë se “çdo gjë është ndalur” dhe paratë tani janë duke u shpenzuar diku tjetër. Kjo ka shkaktuar që njerëzit e thjeshtë të ironizojnë mbi projektin.

Shumë banorë nga Omis janë ankuar në RTL rreth projektit.

“Më duhet gjysmë ore për të arritur në shtëpinë time dhe tri orë për të shkuar në Split dhe Makarsa”, tha një banor.

Frane, një tjetër banor, thotë: “Kjo është e gjitha një lojë për ta, ndoshta ata mendojnë se Batman jeton atje”, ndërsa Ante shton: “Ky kryqëzim është më i keqi në Omis, por nuk ka para, kështu që s’mund të bëhet asgjë”.

Login to post comments