Pronari i një qeni të quajtur Kaos, që ndihmoi në përpjekjet për të shpëtuar njerëzit pas një tërmeti në Itali në vitin 2006, tha se ai kishte ngordhur prej helmimit.
Mesazhi në Facebook i bërë nga Fabiano Ettore, pronari i pastorit gjerman, është ndarë më shumë se 60 mijë herë, shkruan BBC. Qeni Kaos jetonte me pronarin e tij në qytetin Amatrice në provincën Rieti në Italinë qëndrore.
Një tragjedi ndodhi në qytet pas një tërmeti prej 6.2 ballësh që goditi në orët e të para të mëngjesit të 24 gushtit 2016. Pastori gjerman u përshëndet si "Qeni Hero" në Itali pasi gjeti shumë të mbijetuar nën rrënoja disa orë pas tërmetit.
Pronari i tij Ettore shkroi një mesazh në Facebook se qeni ishte zhdukur dhe nëse dikush do ta gjente, të kontaktonte me të. Por ai një orë më vonë publikoi një fotografi të qenit, i cili kishte ngrodhur.
“Vazhdo punën tënde, kërko të humbur dhe shpëto jetë! - shkroi ai me dhimbje. - Ti punove ditë e natë, ishe një mik besnik. Ne ndamë gjithçka bashkë. Vrapo, mik i dashur, vrapo dhe kurrë mos ndal.