24-vjeçari ndryshoi gjininë për diçka shumë qesharake

Tuesday, 31 July 2018 12:40

Një burrë i cili ishte i pakënaqur me çmimin e lartë që mori nga kompania e tij e sigurimeve të makinave, vendosi të ndryshojë ligjërisht gjininë e tij për të marrë sigurim më të lirë.

David, 24 vjeçar, ndau “luftën” e tij me sigurimin e makinës në Reddit, duke u mburrur që ka ndryshuar gjininë e tij në letër, pasi ai arriti të kursente gati 1,100 dollarë në vit.

Më parë këtë vit, 23-vjeçari bleu një Chevrolet Cruze të ri dhe duhej të merrte një politikë të sigurimit të përplasjes. Kur ai thirri kompaninë e sigurimeve, ata i thanë se duhej të paguante 4,517 dollarë. Kjo ishte pavarësisht se kishte vetëm një përplasje të vogël dhe disa tiketa për shpejtësi më parë.

Në Kanada, shoferëve meshkuj nën moshën 25 vjeçare u kërkohet të paguajnë më shumë për sigurimin e makinës sesa grave, pasi që ata kanë statistikisht më shumë gjasa të futen në aksidentet e makinave.

Davidi e pa këtë si një diskriminim të bazuar në gjini dhe i kërkoi kompanisë së tij të sigurimit të ndryshonte gjininë e tij në letër, megjithatë kjo u mohua.

Davidi pastaj vendosi të ndryshojë ligjërisht gjininë e tij dhe të marrë një çertifikatë të re të lindjes dhe një patentë shoferi të ri që e emëronte atë si një grua. Për ta bërë këtë, ai duhej të merrte një letër nga mjeku i tij duke thënë se ai identifikohej si një grua.

Login to post comments