Presidenti sllovak: Ujqërit e Natës, rrezik për sigurinë

E mërkurë, 01 August 2018 11:20

Presidenti i Sllovakisë, Andrej Kiska, tha se ngritja e një baze lokale për një grup të motoristëve rusë, të afërt me Krelminin, paraqet rrezik sigurie për këtë vend të Bashkimit Evropian dhe NATO-s.

Anëtarët e grupit, të quajtur "Ujqërit e Natës", u kanë ndihmuar trupave ruse të aneksojnë Gadishullin e Krimesë nga Ukraina në vitin 2014 dhe nuk janë thjesht "adhurues të padëmshëm të motorëve", tha Kiska, duke i bërë thirrje Qeverisë sllovake të marrë masa për ta asgjësuar kompleksin e tyre në qytetin Dolna Krupa, rreth 60 kilometra në verilindje të Bratisllavës.

Ujqërit e Natës janë të njohur për promovimin e nacionalizmit rus dhe besnikërinë ndaj presidentit rus, Vladimir Putin.

"Ujqërit e Natës janë mjet i një regjimi që mori pjesë në uzurpimin e një territori të një vendi fqinj [të Sllovakisë], në aneksimin e pjesëve të Ukrainës, në kundërshtim me të drejtën ndërkombëtare", tha Kiska.

Në reagim ndaj deklaratës së tij, zyra e shtypit e Qeverisë sllovake tha se asnjë veprim nuk do të ndërmerret pa një hetim nga Zyra e Prokurorit të Përgjithshëm dhe policia.

Policia ka thënë më herët se është duke monitoruar aktivitetet e grupit, porse deri më tani nuk ka parë asgjë të paligjshme. 

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...