Washington Post: Koreja e Veriut po ndërton raketa të reja bërthamore

E mërkurë, 01 August 2018 22:18

Sipas gazetës Washington Post, agjencitë amerikane të zbulimit kanë diktuar shenja përmes fotografive satelitore se Koreja e Veriut po ndërton raketa të reja në një objekt të madh kërkimor në Sanumdong.

Zyrtarët e zbulimit i thanë gazetës se ndërsa në Sanumdong vazhdojnë operacionet, është ndërprerë puna në stacionin e lëshimit satelitor Sohae në bregun veriperëndimor të Koresë së Veriut ku punëtorët mund të shihen duke çmontuar një objekt për testimin e motorave.

Gjatë takimit të muajit të kaluar në Singapor, udhëheqësi koreanoverior Kim Jong Un pranoi “të realizojë çnuklearizimin e Gadishullit Korean”, por dokumenti i nënshkruar prej tij dhe Presidentit amerikan Donald Trump nuk përmbante hollësi detaje se si dhe kur do të realizohet kjo.

Javën e kaluar, sekretari amerikan i shtetit, Mike Pompeo tha se Koreja e Veriut vazhdon të prodhojë lëndë djegëse për bomba bërthamore pavarësisht premtimeve për të hequr dorë nga kjo.

Por ai u tha ligjvënësve se bisedimet me Korenë e Veriut janë “provë e verifikueshme” e hapave që po bëhen drejt çnuklearizimit.

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...