Kompania e automjeteve BMW njoftoi se ka tërhequr rreth 324.000 modele me naftë nga konçesionarët e saj në Europë për të ndrequr një problem teknik, i cili ka provokuar djegien e disa automjeteve të shitura në Korenë e Jugut.
Frankfurter Allgemeine Zeitung thotë se një njësi EGR në motorët me naftë BMW ka shkaktuar 27 incidente me makinat e ksaj marke në Korenë e Jugut, duke detyruar kompaninë të tërheqë nga tregu 160.000 modele dhe t’u kërkojë falje konsumatorëve
BMW është duke tërhequr automjetet në Europë, nga të cilat 96 300 në Gjermani, për të riparuar njësinë e dëmtuar.
Për momentin vetë BMW nuk ka komentuar mbi këtë informacion.