Zjarret në Kaliforni vazhdojnë të kërcënojnë banorët

Saturday, 11 August 2018 21:53

Autoritetet në Kaliforni thonë se rreth 9 mijë shtëpi mbeten të rrezikuara nga zjarret që kanë përfshirë shtet. Zjarri në “Mendocino Complex” është një prej 17 vatrave të zjarreve aktive në atë shtet. Vullnetarët u janë bashkuar autoriteteve të atij vendi për të dhënë ndihmë në vënien nën kontroll të disa pikave kyçe që mund të shkaktojnë përsëri dëme.

Ka dy javë që nga rënia e zjarrit në pyllin e kontesë Mendocino. Ndërsa shkaku dhe origjina e zjarrit janë ende nën hetim, zyrtarët thonë se zjarri është më i madhi në historinë e atij shteti.

119 shtëpi janë shkatërruar nga zjarret, ndërsa rrezikohen mbi 9 mijë të tjera. Disa banorë janë lejuar të kthehen për të parë dëmtimet e shtëpive të tyre. Mes tyre është edhe Laura Hemken.

“Zjarrëfikësit bënë një punë të mirë. Prona është djegur dhe kësaj radhe rreziku ishte shumë i madh. Ishte rreziku më i madh ndonjëherë. Kjo të bën të mendosh për masat që duhet të marrim.”

Shumë banorë kanë dalë vullnetarë për të ndihmuar zjarrëfikësit. Mundësia që zjarret të rindizen nga disa vatra që janë shuar, mbeten të mëdha. Tymi irritues dhe cilësia e keqe e ajrit përbëjnë rrezik serioz për shëndetin e vullnetarëve si Diego Olea Vargas.

“Pamë që dilte tym dhe u përpoqëm që ta mbajmë nën kontroll. Është shumë e vështirë, shumë nxehtë dhe më mirë po presim për zjarrëfikësit, sepse nuk duam që të shpërthejë zjarri. Me kalimin e viteve temperaturat po ngrihen.”

Mendocino është një konte bujqësore dhe e ardhmja e shumë prej banorëve mbështetet tek këto produkte.

“Të gjithë jemi prekur. Këtu bëhet rrushi e dardhat dhe shumë prej plantacioneve janë dhe gur. Me çfarë do të merremi tani?”, thotë Diego.

Zjarrfikësit në Kaliforni po luftojnë me dhjetëra zjarre ndërsa ai në “Mendocino Complex” është më i madhi, duke djegur më tepër se 121 mijë hektarë. Autoritet po lejojnë kthimin e banorëve në atë zonë, por mund të duhen disa javë dhe një fat i mirë për vënien plotësisht nën kontroll të zjarreve.

Modifikuar më Diel, 12 August 2018 20:47
Login to post comments

Lajmet e fundit

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

Globi

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

    Kryebashkiaku i Nju Jorkut, Eric Adams është paditur për të paktën një akuzë penale dhe është vënë nën hetim federal. Adams do t'i dorëzohet autoriteteve në fillim të javës së ardhshme...

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

Politikë

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

    I ftuar në edicionin e pasdites në SYRI TV me moderatorin Edvin Parruca për të folur për shpërqëndrimin që po i bën Rama shqiptarëve me 'Shtetin Bektashi', mes skandaleve që...

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Politikë

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Nga Xhuljan Guçe: Në një deklaratë të fundit, drejtuesi i Partisë Socialiste në Korçë, z. Niko Peleshi, njoftoi se partia e tij synon të sigurojë 6 mandate në këtë qark, duke...