Erdogan i bindet Trump, pastori amerikan drejt lirimit

Hënë, 13 August 2018 20:19

Pastori amerikan Andrew Brunson është shndërruar në një “mollë sherri” mes Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Turqisë, por duket se çështja e tij po shkon drejt zgjidhjes.

Mediat raportojnë se burime nga ambasada amerikane në Turqi, kanë thënë se pastori, i cili aktualisht mbahet në arrest shtëpie, do ët jetë i lirë më datë 15 Gusht.

Ndonëse vetë ambasada amerikane, mohoi të ketë dhënë këtë lajm, besohet se vetë Erdogan është i interesuar që t’i japë lirinë pastorit, për t’i dërguar një shenjë SHBA-ve, se janë gati për bashkëpunim.

Andrew Brunson është një pastor amerikan, që shërben prej rreth dy dekadash në Turqi dhe që u arrestua me akuzat se ka bashkëpunuar me grupin puçist që organizoi grushtin e shtetit në 2015-ën.

Prej disa muajsh ai u mbajt në burg, ndërsa kohët e fundit kishte kaluar në arrest shtëpie, lëvizje që erdhi pas kërkesave të shumta të qeverisë amerikane për lirimin e tij.

Së fundi konflikti mes SHBA-ve dhe Turqisë u shtri edhe në spektrin ekonomik, ku lira turke po përballet me një rënie të frikshme, ndërsa paralelisht Trump rriti tarifat për çelikun dhe aluminin e importuar nga Turqia.

Modifikuar më Tuesday, 14 August 2018 09:01
Login to post comments

Lajmet e fundit

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

Globi

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

    Kryebashkiaku i Nju Jorkut, Eric Adams është paditur për të paktën një akuzë penale dhe është vënë nën hetim federal. Adams do t'i dorëzohet autoriteteve në fillim të javës së ardhshme...

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

Politikë

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

    I ftuar në edicionin e pasdites në SYRI TV me moderatorin Edvin Parruca për të folur për shpërqëndrimin që po i bën Rama shqiptarëve me 'Shtetin Bektashi', mes skandaleve që...

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Politikë

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Nga Xhuljan Guçe: Në një deklaratë të fundit, drejtuesi i Partisë Socialiste në Korçë, z. Niko Peleshi, njoftoi se partia e tij synon të sigurojë 6 mandate në këtë qark, duke...