Një 14-vjeçar kandidon për guvernator në SHBA

Tuesday, 14 August 2018 22:22

Në Shtetet e bashkuara, një nxënës 14-vjeçar, zbret në fushën e politikës duke kandiduar për postin e guvernatorit të Vermontit.

I riu Ethan Sonneborn, hyn kështu në parapraket demokrate duke shfrytëzuar një veçanti të kushtetutës së shtetit veri lindor amerikan, që nuk vendos një limit të poshtëm moshe për të konkurruar për në qeverisje. E vetmja kërkesë është që të kesh jetuar për të paktën katër vite në Vermont, dhe Ethan ka lindur në këtë shtet.

I riu Sonneborn e gjen veten në krahun progresist të Partisë Demokratike dhe është deklaruar mbrojtës i familjeve, të klasës së mesme dhe asaj punëtore. Në faqen e tij personale në internet pretendon se ka idetë e duhura për disa tema të rëndësishme si reforma në sistemin sanitar, zhvillimi ekonomik dhe arsimi, pavarësisht se vetë atij i duhen edhe disa vite për të marrë diplomën.

“Mendoj se jam kandidati që përfaqëson më së miri ndryshimin për të cilin kemi nevojë”, shprehet 14-vjeçari.

Mes rivalëve demokratë të Ethan në zgjedhjet paraprake, janë Kristine Hallquist, që nëse do t’ia dalë mbanë do të jetë e para Guvernatore transgjinore në Shtetet e Bashkuara, James Ehlers, një veteran i marinës dhe ambientalist dhe brenda siegel, drejtore e një festivali kërcimi. Fil Skot është guvernatori aktual republikan i Vermontit dhe ka shprehur disa herë dyshime mbi zgjedhshmërinë e 14-vjeçarit demokrat.

“Mendoj se dikush duhet të paktën të jetë në gjendje të marrë një patentë makine para se të bëhet guvernator”, ka thënë ai.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

Globi

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

    Kryebashkiaku i Nju Jorkut, Eric Adams është paditur për të paktën një akuzë penale dhe është vënë nën hetim federal. Adams do t'i dorëzohet autoriteteve në fillim të javës së ardhshme...

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

Politikë

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

    I ftuar në edicionin e pasdites në SYRI TV me moderatorin Edvin Parruca për të folur për shpërqëndrimin që po i bën Rama shqiptarëve me 'Shtetin Bektashi', mes skandaleve që...

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Politikë

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Nga Xhuljan Guçe: Në një deklaratë të fundit, drejtuesi i Partisë Socialiste në Korçë, z. Niko Peleshi, njoftoi se partia e tij synon të sigurojë 6 mandate në këtë qark, duke...