Anije kozmike në Diell

E mërkurë, 15 August 2018 17:38

Një  anije kozmike e NASA do të prekë Diellin për herë të parë. Anija e quajtur “Sonda Parker” do të përshkojë 24 orbitat e yllit para se të futet në pjesën e jashme të atmosferës diellore, të njohur si korona, për të studiuar Diellin sa më afër.

“Sonda Parker” do të fluturojë brenda 6 milionë kilometrave të sipërfaqes së Diellit, 8 herë më afër se çdo anije tjetër kozmike. Ajo do të studiojë sesi nxehtësia dhe energjia lëvizin përmes koronës.  Gjithashtu do të zbulojë  se pse korona e Diellit është shumë më e nxehtë se sipërfaqja e saj.

Anija do të eksplorojë erërat diellore që ndikojnë në Tokë dhe në planetet e tjera. Shkencëtarët thonë se falë kësaj arritjeje do të mund të shpjegojnë se çfarë po ndodh në afërsi të Diellit, duke i dhënë mundësi atyre të parashikojnë me afërsi efektet e motit të hapësirës, që ndikojnë në Tokë.

Fakti i të qenit kaq pranë Diellit do të mund t’i kthejë përgjigje pyetjeve lidhur me fizikën, që janë prej më shumë se gjashtë dekadash.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

Globi

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

    Kryebashkiaku i Nju Jorkut, Eric Adams është paditur për të paktën një akuzë penale dhe është vënë nën hetim federal. Adams do t'i dorëzohet autoriteteve në fillim të javës së ardhshme...

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

Politikë

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

    I ftuar në edicionin e pasdites në SYRI TV me moderatorin Edvin Parruca për të folur për shpërqëndrimin që po i bën Rama shqiptarëve me 'Shtetin Bektashi', mes skandaleve që...

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Politikë

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Nga Xhuljan Guçe: Në një deklaratë të fundit, drejtuesi i Partisë Socialiste në Korçë, z. Niko Peleshi, njoftoi se partia e tij synon të sigurojë 6 mandate në këtë qark, duke...