Presidenti francez Emmanuel Macron ka zhvilluar një bisedë telefonike me homologun e tij turk Rexhep Tajip Erdogan dhe ka bërë të ditur se stabiliteti ekonomik i Turqisë është i rëndësishëm për Francën.
Të dy presidentët theksuan rëndësinë e zgjerimit të lidhjeve ekonomike dhe tregtare, si dhe rritjen reciproke të investimeve, njofton Associated Press.
Erdogan dhe Macron kanë rënë dakord që të takohen ministrat e financave të të dy vendeve shumë shpejtë.
Kjo bisedë erdhi pasi Ankaraja nisi të tregonte shenja përmirësimi të marrëdhënieve me vendet evropiane.