Haradinaj i veteranëve të luftës ofendon përsëri ambasadorin Delawie

E Enjte, 16 August 2018 19:38

Nasim Haradinaj nga Organizata e Veteranëve të Luftës, ka shprehur dyshimet e tij në lidhje me kërcënimet që çuan prokurorin special Elez Blakaj drejt dorëheqjes.

“Nuk dua te prejudikoj dhe më vjen keq nëse i ka ndodhur ajo prokurorit Blakaj, mirëpo nuk besoj se Blakaj është frikësuar”.

“Nuk e besoj që ai ka qenë naiv. Kur e ka pranuar lëndën ka pas njohuri se çka po merr në dorë. Unë uroj që rasti Blakajt që mos jetë rast që kjo çështje të përfundojë, e të mos këtë guximin askush që të marrë rastin”, ka thënë ai në Klan Kosova.

Ndërsa duke folur për deklaratën e djeshme të ambasadorit amerikan, Greg Delawie se dorëheqja e Blakajt është e dhimbshme, Haradinaj e ka quajtur atë ‘palaço’.

“Pse nuk e mbrojti pra ai ambasadori (Delawie) palaço prokurorin Elez Blakaj. Ai i dinë krejt, është dashtë me e mbrojt edhe atë sikur po bëjnë në tërë botën”, ka thënë Haradinaj. 

Haradinaj, e kishte quajtur Delawin  palaço edhe kohë më parë, ku ambasadori kishte folur për listën e veteranëve të UCK.

“Delawie më së pari është treguar një palaço, kur i ka thyer të gjitha rregullat dhe të  gjitha përgjegjësitë e tij si diplomat që i ka. Delawie nëse ka prova për komandantët që kanë bërë krime, le të urdhëron si dëshmitar. Nuk është Dealawie i plotfuqishëm që të flas çfarë të do ai. Delawie më së pari nuk e përcakton dhe nuk mund të sillet në Parlamentin e Kosovës, sikur janë sjellë ushtarët e tij në kampin e Guantenamos" pati thënë Haradinaj. 

Login to post comments

Lajmet e fundit

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

Globi

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

    Kryebashkiaku i Nju Jorkut, Eric Adams është paditur për të paktën një akuzë penale dhe është vënë nën hetim federal. Adams do t'i dorëzohet autoriteteve në fillim të javës së ardhshme...

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

Politikë

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

    I ftuar në edicionin e pasdites në SYRI TV me moderatorin Edvin Parruca për të folur për shpërqëndrimin që po i bën Rama shqiptarëve me 'Shtetin Bektashi', mes skandaleve që...

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Politikë

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Nga Xhuljan Guçe: Në një deklaratë të fundit, drejtuesi i Partisë Socialiste në Korçë, z. Niko Peleshi, njoftoi se partia e tij synon të sigurojë 6 mandate në këtë qark, duke...