Turqit kalojnë në delir, shfaqen duke shkatërruar iPhonët me çekiç

Premte, 17 August 2018 08:43

Është publikuar një video e re që shfaq turqit teksa shkatërrojnë telefonat e tyre iPhone.

E gjithë kjo vjen pas kërkesës së presidentit Erdogan që të bojkotohen telefonat amerikanë dhe të kalohet në Samsung.

"Nëse SHBA ka iPhone, ekziston Samsungu në anën tjetër" - kjo deklaratë ka mjaftuar që turqit të fillojnë të shkatërrojnë telefonat e tyre.

Një video e re shfaq teksa shkatërrohen disa telefona të Apple me çekiç.