Pas plot katër vitesh që rezultonte i zhdukur, trupi i një alpinisti të humbur është gjetur në një bllok akulli.
49-vjeçari u zhduk në vitin 2014 ndërsa po ecte në Severo-Chui Range në malet Altai, që kufizohen me Rusinë, Kinën, Mongolinë dhe Kazakistanin.
Ndërsa trupi i tij u gjet nga disa alpinistë javën e kaluar dhe ekipeve të shpëtimit iu deshën katër ditë për ta nxjerrë nga ‘varri’ prej akulli.
Ndërkohë familjarët e tij janë njoftuar për të konfirmuar identitetin dhe emri i alpinistit nuk do zbulohet derisa të jepet konfirmimi se është ai.