Numri i aeroporteve operues në Indi pritet të dyfishohet në dekadën e ardhshme, ndërsa qeveria po bën përpjekje për të përmbushur kërkesën në rritje të tregut të aviacionit në vend.
Ministri i Aviacionit Civil Suresh Prabhu tha të martën se deri në 100 aeroporte të reja do të ndërtohen në 10-15 vitet e ardhshme për rreth 60 miliardë dollarë. Aeroportet do të ndërtohen përmes partneritetit publik-privat, shpjegoi ai.
Sipas ministrisë, rreth 70 aeroporte të reja do të ndërtohen në zonat që nuk kanë infrastrukturë të tillë. Pjesa e tjetër do të bëhen aeroporte dytësore, për të përballuar rritjen e papritur të kërkesës për fluturime ajrore, e cila duket se do të mbizotërojë në infrastrukturën aktuale.
Për momentin, vendi, i cili ka pësuar rritjen më të shpejtë në tregun e aviacionit në botë, ka 100 aeroporte.
Të dhënat nga Shoqata Ndërkombëtare e Transportit Ajror (IATA) treguan se kërkesa e brendshme ajrore e Indisë ishte më e larta në krahasim me tregjet kryesore të aviacionit si Australia, Brazili, Kina, Japonia, Rusia dhe SHBA. Trafiku i brendshëm i udhëtarëve në vend u rrit me gati 18 për qind në janar.
IATA ka parashikuar se deri në vitin 2025, India do ta tejkalojë Britaninë e Madhe për t’u bërë tregu i tretë më i madh për aviacionin në botë, pas Kinës dhe SHBA.