Një gjykatë ushtarake në Sudanin e Jugut ka dënuar 10 ushtarë për përdhunimin e punonjësve të ndihmës së huaj dhe vrasjen e një gazetari lokal, gjatë një sulmi të dhunshëm në Hotelin e Terrain në kryeqytetin Juba, në vitin 2016.
Gjenerali Knight Briano shpalli fajtorë dy nga ushatrët për përfshirjen në vrasjen e një gazetari sudanez dhe i dënoi ata me burgim të përjetshëm.
Tre ushtarë të tjerë u shpallën fajtorë për përdhunimin e punëtorëve të ndihmës së huaj, katër u shpallën fajtorë për ngacmim seksual dhe një fajtor për vjedhje e grabitje të armatosur.
Ata janë dënuar me burg prej shtatë deri në 14 vite.
Një i dyshuar i akuzuar u lirua nga mungesa e provave. Ndërsa një ushtar i 12-të i akuzuar vdiq ndërsa ishte në burg gjatë gjykimit.
Paqeruajtësit e Kombeve të Bashkuara që ishin aty afër u akuzuan se nuk i janë përgjigjur kërkesave për ndihmë.
Aktgjykimi u dërgua në një sallë gjyqi ushtarake të mbushur me diplomatë, punonjës të ndihmës dhe zyrtarë.