Një ngjarje mjaft e rrallë ka tërhequr vëmendjen e mediave amerikane.
Në dyqanet e pasaçme, në të cilat kushdo mund të dërgojë pako për bamirësi, këtë herë ka mbërritur një pako mjaft e veçantë.
Ngjarja ka ndodhur në qytetin e Folridas.
Dhurata e cila arriti ditën e hënë në një nga këto dyqane, përmbante 2 kilogramë marijuanë dhe ishte përzier së bashku me pakot e veshjeve.
Menjëherë pasi hapi kutinë dhe pa marijuanën, punonjësi njoftoi policinë.
Autoritet menjëherë kanë nisur hetimet për të zbardhur ngjarjen, ndërsa nuk dihet nëse pakoja është dërguar gabimisht, apo me vetëdije.
Deri më tani nuk ka akoma asnjë të arrestuar.