Presidenti kinez Xi Jipling, ka vizituar qytetin Vladivostok të Rusisë, ku është mirëpritur nga presidenti rus Vladimir Putin.
Dy homologët vendosën të merrnin një pushim nga bisedimet në forumin ekonomik ndërkombëtar që zhvillohet atje dhe në vend të kësaj të gatuanin, shkruan RT.
Presidenti rus e ftoi mysafirin e tij të provonte një pjatë tradicionale: petulla me havjar. Ata shkuan në kuzhinë dhe nisën punën duke bërë secili nga një petull.
Xi provoi dukshëm se ishte më i dhënë pas gatimit, duke bërë një copë më rrumbullake petulle dhe duke vënë një copë havjar mbi të. Putin mori gjithashtu havjar dhe ndërsa hanin, dy presidentët i shoqëruan gatimet e tyre me vodka.