Tanimë që është në situatën më të vështirë të mundshme ekonomike dhe politike Erdogan po bën përpëlitjet e fundit.
Turqia ka njoftuar ditën e sotme se do të ndalojë përdorimin e monedhave të huaja në shitjen e pronave apo marrëveshjet e qiradhënies në përpjekje për të ndaluar rënien dramatike të lirës vendase.
Presidenti turk Recep Tayyip Erdogan tha se ka firmosur një dekret duke i dhënë fund kështu lejimit të marrëveshjeve të tilla në valuta të huaja. Sipas BBC-së, dekreti i cili u botua në gazetën zyrtare të qeverisë, parashikon se të gjitha marrëveshjet aktuale në sektorin e pronës të bëra më parë në monedha të huaja duhet të ndryshohen brenda 30 ditëve.